INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana i tregon Marinës se kush komandon, shihni si “e tall” djali i Ardit Gjebreas [FOTO / VIDEO]

Luana i tregon Marinës se kush komandon, shihni si “e tall” djali i Ardit Gjebreas [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 18:57 12-02-2018

Pasi mbyllën me sukses spektaklet e tyre, motrat Marina dhe Luana Vjollca prej ditësh kanë nisur pushimet dimëorore ne një nga resortet më luksoze të Zvicrës, Saint Moritz. Sigurisht që nuk mund të mungonte dhe bashkëshorti i Marinës, Getoari.

Ata kanë publikuar shumë foto e video nga pushimet e tyre dimërore gjatë darkave apo edhe gjatë skijimit si për të na treguar se po i shijojnë në maksimum.
Por siç duket kampionia e skijimit është Luana dhe këtë e pranon vetë Marina me komentin e saj në videon e fundit të publikuar nga “Lui” në Instagram, ku i shkruan: “zysheee si je?”, që nënkupton se moderatorja seksi është “mjeshtre” në ski.

Luana ia kthen menjëherë komentin duke luajtur rolin e “zyshës” dhe shkruan: “rresht për një”.  

adriana.jpg

 

Por në listën e shumtë të komenteve ne të intv.al na zyri syri edhe komentin e djalit të Ardit Gjebreas.  Me komentin e tij, Joni është “tallur” disi me Marinën pasi i thotë të mos harrojë pinguinin, si për t’i treguar se është fillestare.

rresht.png

my second day ⛷?

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158