INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ligji për arsimin e lartë', Rama flet i prerë: Nuk preket, pedagogët që firmosën është mirë të...

'Ligji për arsimin e lartë', Rama flet i prerë: Nuk preket, pedagogët që firmosën është mirë të...

Publikuar më: 14:17 26-12-2018

“Ligji për arsimin e lartë nuk preket”. Kështu ka deklaruar i prerë sot Rama se ligji për arsimin e lartë nuk do të preket pavarësisht se ka qenë një nga kërkesat e artikuluara gjatë protestës së studentëve. Ai ka bërë dhe një paralajmërim pedagogëve të cilët kanë mbledhur firmat për rrëzimin e këtij ligji.

“Nuk ka asnjë arsye që ligji për arsimin e lartë të preket, deri tani nuk kam dëgjuar asnjë që të më japë një fakt që këtë zhvillim e ka penguar ligji i arsimit të lartë, kemi një boshllëk për të mbushur nga ligji te ligjshmëria. Është njësoj si të thuash përderisa asnjë shqiptar trim nuk e vendoste rripin e sigurisë, ligji nuk funksiononte e duhej të bënim një të ri. Jo, është ligjshmëria. Dy fjalë për ata pedagogë që mbledhin firmat kundër ligjit për arsimin e lartë.

Është e rëndësishme të ndahen pedagogët, ka shumë që janë heronj, e them pa hezitim këtë, por ka dhe të tjerë që janë si ajo shprehja: Sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull! Para se pedagogët të shkojnë te ligji, është mirë që të provojnë përputhjen e tyre me ligjin për atë që pretendojnë se janë, profesor a doktor. Ligji nuk preket.

Përsa i përket 5%-shit të buxhetit, në paktin e universitetit kjo do jetë e shpjeguar, pse kur, nuk është e mundur kjo sot, apo nesër”, u shpreh shefi i qeverisë ndërsa bëri me dije edhe një komunikim të fundit, para Vitit të Ri e që me gjasë do i takojë mbledhjes së Asamblesë së PS më datë 28 dhjetor.

Article Logic
Execution time: 0.0034670829772949