INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryesia e PS/ Rama 5 orë i ‘ngujuar’. Dhuratë speciale për ministrat

Kryesia e PS/ Rama 5 orë i ‘ngujuar’. Dhuratë speciale për ministrat

Publikuar më: 17:58 24-12-2018

Për 5 orë me radhë në selinë e partisë socialiste Edi rama kishte mbledhur kryesinë e partisë. E në përfundim kreu i qeverisë ka shuar të gjithë zërat se do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, por për herë të parë që prej marrjes së pushtetit ai thotë se mendohet gjatë përpara çdo lëvizje.

Edi Rama:
“Çdo gjë hap pas hapi, ju e dini që unë nuk e them asnjë herë fjalën e fundit të parën. Di gjithmonë radhën e lëvizjeve pasi gjithmonë mendohem gjatë përpara çdo lëvizje”.
Ka qenë protesta e studentëve ajo që ka detyruar lëvizjen e strukturave drejtuese të partisë socialiste. I vetëdijshëm se protesta e studentëve ishte shuplakë për qeverinë e tij, Rama tha se ka shumë për të korrigjuar në sjelljen e qeverisë dhe të partisë.
Edi Rama:
“Kemi folur për partinë, organizimin ën tërësi, mekanizmat e komunikimit domosdoshmërinë e një raporti me shoqërinë ku shoqëria dhe zëri i saj të gjejë më shumë hapësirë dhe dëgjimin që meriton në partinë tonë dhe partia të shkojë përtej vetes dhe të shtrihet në mënyrë më të natyrshme dhe më të dobishme”.
Nuk mungoi as shigjetimi ndaj kundërshtarëve të tij politik.
Edi Rama:
“Kemi pasur një diskutim të gjatë dhe të dobishëm në kuadrin e një procesi të premtuar reflektimi që sigurisht merr shtysë nga protesta e studentëve, por është në ADN-në tonë dhe një tjetër shprehje e vetëdijes se çdo ditë ka gjëra për tu përmirësuar, se nuk jemi të pagabueshëm përkundrazi. Mbi të gjitha mbi vakumin e lënë nga opozita është një sfidë më vete që të vetëkorigjohemi në vijim”.
Por edhe për të vetët i pranon gabimet, por kjo tha kreu i ekzekutivit vjen për shkak të punës së qeverisë së tij.
Edi Rama:
“Kemi shumë për të korrigjuar dhe përmirësuar”.

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771