INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetingu në politikë, Monika Kryemadhi kërkon testin e drogës për Edi Ramën

Vetingu në politikë, Monika Kryemadhi kërkon testin e drogës për Edi Ramën

Publikuar më: 12:27 21-12-2018

Monika Kryemadhi ka shpërthyer nën sallën e Kuvendin kundër kryeministrit Edi Rama. në seancën ku diskutohet ndryshimet kushtetuese për Vettingun në politikë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se nuk beson që kjo shumicë do të pranojë Vettingun në politikë.
Monika Kryemadhi:
“Si mund ta pranojë Edi Rama Vettingun politik, me vëlla Olsi Ramën .
Si mund ta pranojë Rama kur vetë Edi Rama është gijotina e SPAK.
Unë mendoj që Vettingut në politikë ti shtojnë dhe analizën e drogës, t’ia masin pak analizën e gjakut, ai është peng i mallit të spaçatorëve, se varet se çfarë malli i sjellin. Duhet të vërtetohet dhe kartela e shëndetësisë, të cilën fsheh prej 20 vitesh. Jo për asmen, që kujdeset doktori, por unë i them si doktoreshë që të bëjë kujdes me mallin se nuk i bën mirë për për asmën”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038809776306152