INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi i drejtohet Arta Markut: Pezullo punimet për Unazën e Madhe, firmat po vazhdojnë të...

Kryemadhi i drejtohet Arta Markut: Pezullo punimet për Unazën e Madhe, firmat po vazhdojnë të...

Publikuar më: 18:37 18-12-2018

Monika Kryemadhi i ka dërguar një letër Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku në të cilën i kërkon që të pezullojë punimet në Unazën e Re.

Kjo kërkesë e Kryemadhit vjen pas protestave të banorëve, por edhe pas zbulimit të skandalit korruptiv prej miliona eurosh me tenderin e këtij objekti.

"Jemi njohur me vendimmarrjen e ARRSH për pezullimin e punimeve në Lotin e parë të projektit.

Nga konstatimet dhe verifikimet e kryera në terren vërejmë se në të gjithë gjatësinë e projektit firmat fituese vazhdojnë të kryejnë veprime që tregojnë se punimet nuk janë pezulluar. Kërkojmë nga ana juaj marrjen e masave së pezullimit të punimeve në të gjithë projektin e Unazës së Re deri në sqarimin përfundimtar të rrethanave të çështjes", shkruhet në letrën e kryemadhit drejtuar Markut.

monaaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.001906156539917