INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Trump letër Thaçit për marrëveshjen me Serbinë: ‘’Ju pres në Amerikë për ta finalizuar...’’[FOTO]

Presidenti Trump letër Thaçit për marrëveshjen me Serbinë: ‘’Ju pres në Amerikë për ta finalizuar...’’[FOTO]

Publikuar më: 20:54 18-12-2018

Presidenti Hashim Thaçi ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për paktin që do të arrihet midis shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Trump i ka inkurajuar të dyja palët që të vazhdojnë përpjekjet e tyre dhe të shfrytëzojnë këtë moment historik, i cili mund të mos kthehet më.

Trump gjithashtu i ftoi të dy presidentët në SHBA për të nënshkruar marrëveshjen në sy të Amerikës dhe gjithë botës. Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë


Shkëlqesia Juaj

Hashim Thaçi

President i Republikës së Kosovës

I nderuar z. President:
Ishte kënaqësi të flisja me Ju në Paris gjatë shënimit të Ditës së Armëpushimit. Kosova është një partner vendimtar në përpjekjet tona për të garantuar paqen dhe stabilitetin për të gjithë Evropën. Unë i mirëpres përpjekjet tuaja aktuale për pajtim me Serbinë. Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër për marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë.
Unë, iu nxis Ju dhe liderët e Kosovës, që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbaheni nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes.
Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam që vendi i juaj të vazhdojë të zhvillohet.
Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike.

letra_shba.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441