INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i PD-së tregon se kush ia dha vezët që goditi Ramën [FOTO]

Deputeti i PD-së tregon se kush ia dha vezët që goditi Ramën [FOTO]

Publikuar më: 17:52 20-12-2018

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa ka treguar pas seancës parlamentare se kush ishin personat që i dhanë vezët, me të cilat goditi kryeministrin Edi Rama.

Hasa në një postim në Facebook ka hedhur fotot e dy studenteve të Fakultetit të Shkencave Sociale, nga të cilat mori frymëzimin për të goditur kryeministrin.

Në postimin e tij, deputeti i Elbasanit i përgjigjet dhe pretendimeve të Taulant Ballës se vezët në Kuvend i futi kreu i opozitës, Lulzim Basha.

“Këto janë Irisa dhe Diana, studente në fakultetin Shkencave Sociale dhe të shkencave të natyrës. Një vezë në fytyrën e pacipë të Edi Ramës është detyrë e çdo qytetari që nuk e pranon vjedhjen dhe arrogancën e kryeministrit mashtrues”.- më thanë studentet. Përpara se të më jepnin vezët, Irisa shtoi duke qeshur “Sot je student”.

p.s. Shërbimi i shëmtuar me video dhe pretendime qesharake nuk e shpëton dot Taulant Yaris nga skandali i ri 60 milionë euro i mikut të tij Mond Bego. Më mirë vezë kontrabandë në parlament, sesa kontrabandë cigaresh Made in Librazhd”, shkruan Hasa.

deputeti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042030811309814