INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partia Demokratike mban nesër Kuvendin Kombëtar, ja çfarë pritet të ndodhë

Partia Demokratike mban nesër Kuvendin Kombëtar, ja çfarë pritet të ndodhë

Publikuar më: 18:17 14-12-2018


Mbrëmjen e stome është mbledhur kryesia e PD, që në fokus të saj ka diskutimet për mbledhjen e nesërme të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në këtë mbledhje pritet të miratohet lista me emrat të cilët nesër do të zgjidhen për kryesinë politike të Bashës, nënkryetarët e rinj dhe sekretarin e përgjithshëm. Kryesia e re do ketë 25 të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar, nga 60 që ka aktualisht.

INTV mëson se Kuvendi Kombëtar i PD do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në orën 11:00.

Partia Demokratike ka shpërndarë mandatet për 7 mijë delegatë të cilët do votojnë për 120 të preferuarit që do jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, ose parlamentit të partisë.

Janë ende surprize emrat e përzgjedhur nga Basha për t’u votuar.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021