INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon PD:  Koordinimi i protestës së studentëve nga ne, sajesë e Edi Ramës

Reagon PD: Koordinimi i protestës së studentëve nga ne, sajesë e Edi Ramës

Publikuar më: 19:46 11-12-2018

Partia Demokratike mohon akuzat se anëtarë të kësaj force politike po koordinojnë protestën e studentëve. Sipas partisë më të madhe opozitare në vend “medieve u është shpërndarë  nga qeveria një fotomontazh me emrat e disa drejtuesve të PD”. Në një njoftim për shtyp selia demokrate bën me dije se “fotomontazhi ka për qëllim të tregojë se në PD është ngritur një grup që koordinon protestën e studentëve”. Partia Demokratike akuzon Ramën si përgjegjës për këtë situatë ndërsa shton se ai është kapur nga paniku.  “Kjo është një sajesë e propagandës banale të Edi Ramës, i kapur nga paniku për shkak të protestave në të gjithë Shqipërinë.  Jemi në dijeni se po ju bëhet presion për ta publikuar, por është në nderin tuaj, të mos bini pre e mashtrimit të trashë qeveritar.  Ju keni çdo mundësi të bëni verifikimin tuaj të pavarur për të provuar se ky është fake news” –deklaron PD.

Article Logic
Execution time: 0.0039651393890381