INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E STUDENTËVE/ Çfarë po ndodh në rrugët e kryeqytetit, të rinjtë paralajmërojnë...[VIDEO]

PROTESTA E STUDENTËVE/ Çfarë po ndodh në rrugët e kryeqytetit, të rinjtë paralajmërojnë...[VIDEO]

Publikuar më: 19:31 11-12-2018

Prej 8 orësh vijon rezistenca e studenteve. Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave nga kryeministri Rama, ndërsa ky i fundit vijon t'i ftojë përmes rrjeteve sociale në dialog. Por studentët nuk pranojnë negociata kërkojnë vetëm vendimmarrje.

Pas afatit që i caktuan qeverisë, protesta e studentëve është ndarë në dy grupe të mëdha.

Një pjesë e studentëve kanë bllokuar tërësisht rrethrrotullimin e "Zogut të Zi", teksa pjesa e turmës vazhdon të qëndrojë para Ministrisë së Arsimit.

Kjo situatë e ka kapur të papërgatitur Policinë e Shtetit, teksa janë krijuar radhë të mëdha trafiku.

Ndërkohë një pjesë tjetër e tyre marshuan drejt kryeministrisë dhe janë ulur këmbëkryq. Ata shprehen se do të qëndrojnë gjatë gjithë natës para godinës së Kryeministrisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432