INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN TV tek protesta, nxënësit e gjimnazeve: Ja si na bënë presion që të mos vinim [VIDEO]

IN TV tek protesta, nxënësit e gjimnazeve: Ja si na bënë presion që të mos vinim [VIDEO]

Publikuar më: 19:10 11-12-2018

Bllokim të rrugëve, ky është vendimi i studentëve në përfundim të ultimatumit që i kishin vënë qeverisë për të firmosur kërkesat e tyre të ndara në 8 pika.

Edhe pse për këtë vendim studentëve ju është dashur të paktën 30 minuta për ta ndërmarrë, ata nuk kanë vijuar të qëndrojnë të bashkuar.

Disa prej tyre kanë vijuar të qëndrojnë përballë Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar që protesta të vijojë të zhvillohet përballë zyrës së Lindita Nikollës. Ndërsa pjesa tjetër i është drejtuar Zogut të Zi, aty ku kanë vënë në jetë planin e tyre, bllokimin e akseve rrugore.

Ndërkaq, gjatë paradites së sotme, me flamuj shqiptarë, të Bashkimit Europian, të SHBA-ve dhe me Kushtetutë në duar studentët zgjodhën të bëjnë protestën më të madhe të tyre, këtë të martë.
Thirrjet në kor nuk munguan asnjë moment. Memet e pankartat me shkrime ishin të panumërta, ashtu sikundër mbështetja për këtë protestë ishte e gjithëanshme, edhe nga pedagogë.
Të shumë ishin qytetarët që i janë përgjigjur pozitivisht ftestës së studentëve për të qenë të pranishëm në protestë, ku nuk munguan as emocionet.
“Unë kam ardhur nga malësia e Matit për të mbështet studentët”, shprehet një i moshuar.

Një grua e pranishme në protestë ka lotuar përball studentëve, të cilët më pas e kanë përaqfuar.

Sot protestës iu bashkuan edhe gjimnazistët e kryeqytetit që për IN TV treguan presionet që kanë marrë për të mos qenë në protestë.
“Tek ne është bërë presion sikur mungesat do të vendoseshin që në orën 8:10 dhe do të njohtohen prindërit për mungesat e nxënësve.
Nuk mungoi as presioni për studentët e rretheve, të cilët ju bashkuan protestës në ditën e 8-të të saj.

Edhe pedagogë me të shkuar politike janë rrjeshtuar në krah të protestuesve. “Kemi dal për të mbëshetur studentët në kërkesat e tyre krejtësisht të drejta”, tha Mimoza Hafizi, pedagoge tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039150714874268