INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: PD, në pushtet me zgjedhje, jo me dhunë! Edi Rama rrëzohet me ...

Basha: PD, në pushtet me zgjedhje, jo me dhunë! Edi Rama rrëzohet me ...

Publikuar më: 15:01 15-12-2018

Kryetari Lulzim Basha ka theksuar gjatë fjalës së tij në punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së se, opozita nuk do të vij kurrë në pushtet përmes dhunës dhe kufomave por përmes zgjedhjeve. Basha pohoi se opozita do të përkrahë kauzën e studentëve ndërsa foli edhe për mënyrën sesi qeveria e Edi Ramës do të rrëzohet nga pushteti.

“Unë e di se ka prej jush që kërkojnë që Partia Demokratikë të organizojë protesta për rrëzimin e qeverisë, qoftë edhe me dhunë. Ka edhe në media dhe në publik zëra të fuqishëm që e propagandojnë këtë ide. Është absolutisht e drejtë kushtetuese dhe liria e çdo kujt që të protestojë kundër qeverisë. Partia Demokratike mbështet dhe nxit çdo lloj proteste për mbrojtjen e të drejtave, lirive të njerëzve dhe për mbajtjen e qeverisë përgjegjëse. Është absolutisht detyrimi ynë t’i përkrahim, mbështesim dhe madje t’i prijmë këto protesta atëherë kur është e mundur. Këtë ne e kemi bërë dhe do ta bëjmë kundër keqeverisjes, krimin dhe korrupsionin. Por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma. PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me mjet tjetër përveçse me zgjedhje” u shpreh lideri i opozitës.
Sipas tij demokratët nuk e duan pushtetin duke shkaktuar drama dhe kosto shoqërore, duke nxitur përçarjen e përplasje mes shqiptarësh. Ai shprehu bindjen se Rama rrëzohet duke denoncuar krimet e tij përditë, duke diskredituar ministrat e tij injorantë dhe hajdutë përditë, e duke demaskuar dhe braktisur klientët e tij hajdutë përditë.
“Edi Rama rrëzohet: Duke denoncuar krimet e tij përditë, duke diskredituar ministrat e tij injorantë dhe hajdutë përditë, duke demaskuar dhe braktisur klientët e tij hajdutë përditë”, tha Basha. Basha theksoi se duhet një brez i ri politik dhe një elitë e re, e aftë për t’u sjellë ndryshimin shqiptarëve. “Fitorja për çdo shqiptar do të jetë ndalja e së keqes që ka pllakosur vendin”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828