INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Show pularie, për vezët e glasat e kotecit të Saliut, unë rroj 1 mijë vjet

Rama: Show pularie, për vezët e glasat e kotecit të Saliut, unë rroj 1 mijë vjet

Publikuar më: 17:34 21-12-2018

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas goditjes me vezë që iu bë dje në Parlament nga deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Parlamenti është kthyer në një ‘show’ pularie, me Shqipërinë që turpërohet para ekraneve të Europës.

Reagimi i Edi Rames:

“Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1 mijë vjet, po më vjen të qaj për shthurjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulërij për Shqipërinë, që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një show pularie”.

 rama.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999