INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama tek Arkitektura, replikojnë studentët: Na ke thënë ngelësa, flitet edhe për memet…

Rama tek Arkitektura, replikojnë studentët: Na ke thënë ngelësa, flitet edhe për memet…

Publikuar më: 18:09 20-12-2018

Debatet dhe replikat mes kryeministrit Rama dhe studentëve të Arkitekturës nuk kanë munguar.

Një student i tha kryeministrit Rama se i kishte ofenduar duke i konsideruar ngelësa.

Studenti: E para, na keni quajtur ngelësa. Edhe unë ju bëj thirrje ju të silleni si kryeministër dhe diplomat.

Rama: E para e punës, kur ju kam thënë juve se jeni ngelësa.

Studenti: Nuk e imagjinoj dot Merkelin të bëjë meme në fb.

Rama: Nuk të jap llogari ty se si e përdor Instagramin. Unë nuk kam thënë se ju jeni ngelësa. Unë kam bërë një koment nga shumë komente me ata që shkruajnë. Është një shprehje respekti. I kam thënë dikujt aty; je i gatshëm të paguash taksë për ngelësat?

 

Article Logic
Execution time: 0.0043079853057861