INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzoi prindërit se i kishin sulmuar burrin me acid. Zbulohet mashtrimi, arrestohen bashkëshortët

Akuzoi prindërit se i kishin sulmuar burrin me acid. Zbulohet mashtrimi, arrestohen bashkëshortët

Publikuar më: 17:56 20-12-2018

Dy bashkëshortët, burri 48 vjeç dhe gruja 21 vjeç, me prejardhje nga Siena dhe me banim në Torino, Itali, u arrestuan me akuzën për shpifje. Të dy mashtruan duke inskenuar një ngjarje që nuk ka ndodhur. Çifti pretendoi se prindërit e vajzës e kishin sulmuar me acid. Sipas tyre ata ishin kundër martesës së vajzës dhe një burri 27 vjet më të madh dhe për këtë kishin dërguar një person që të sulmonte burrin me acid. Sipas asaj që policia deklaroi në atë kohë çifti pretendonte se u zhvendos në Piemonte për t'u larguar nga prindërit e nuses. Të arrestuarit thane se u zbuluan nga familjarët se ku ishin fshehur dhe planifikuan veprimin e dytë ndëshkues, pasi një akt i ndërmarr më pari kishte dështuar, në dëm të njeriut. Ata pretenduan se acidi goditi 48-vjeçarin në fytyrë duke shkaktuar pasoja të rënda. Çifti pretendonte se përndjekja vazhdonte prej tre vitesh që kur vajza e saj ishte martuar me atë 27 vjeçar.

Article Logic
Execution time: 0.0033390522003174