INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Trump i shkruan Edi Ramës, mësoni për çfarë bëhet fjalë [FOTO]

Donald Trump i shkruan Edi Ramës, mësoni për çfarë bëhet fjalë [FOTO]

Publikuar më: 09:11 20-12-2018

Një letër falënderimi për Edi Ramën. Është Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për vendimin e dëbimit të ambasadorit të Iranit.

Në letrën dërguar Ramës, Donald Trump e falënderon për kundërpërgjigjen e Iranit ndaj veprimeve destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Duke e quajtur Shqipërinë, si një mike të SHBA, Trump thekson se ky veprim është shembull i përpjekjeve të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda.
Letra e Donald Trump:
“I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Udhëheqësja e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkura dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin. Sinqerisht”.


Ministria e Jashtme njoftoi se ka vendosur të shpallë persona të pa dëshiruar dy diplomatë të Ambasadës së Iranit në Tiranë, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.

trump.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002208948135376