INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dalin shifrat e reja të emigrantëve shqiptarë…[VIDEO]

Publikuar më: 10:16 20-12-2018

Shqiptarët e pakënaqur me nivelin e jetesës, papunësinë apo dhe për faktorë të tjerë që prej vitit 1990 braktisin vazhdimisht vendin. Deri në muajin janar 2018 rezulton se jashtë Shqipërisë jetojnë rreth 1.6 milionë shqiptarë.
Sipas INSTAT nga këta 825 mijë individë, rreth 53% janë meshkuj dhe 755.6 mijë janë femra. Pjesa më e madhe e tyre kanë ikur pas viteve ’90, por edhe vitet e fundit ritmi i të ikurve vijon të mbetet i lartë. INSTAT sqaron se shqiptarët e larguar jashtë gjatë periudhës 2011-2017 arritën gjithsej në 317 mijë persona. Mund të duket paradoks, por është e vërtetë. Kjo shifër është më e lartë sesa popullsia e qyteteve më të mëdha të vendit, Fierit, që në janar 2018 kishte 298 mijë banorë, apo Durrësit, me 278.5 mijë banorë.
INSTAT ka identifikuar se mosha mesatare e emigrantëve është më e ulët se ajo popullsisë banuese në Shqipëri. Mosha e popullsisë që ka emigruar rezulton 32 vjeç, ndërsa mosha mesatare e atyre që banojnë në Shqipëri është 35 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596