INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS bëhet gati për zgjedhje, mësoni kur do të zyrtarizohen kandidatët

PS bëhet gati për zgjedhje, mësoni kur do të zyrtarizohen kandidatët

Publikuar më: 12:12 26-12-2018

Në fund të muajit mars mësohet se socialistët do të thërrasin Asamblenë Kombëtare. Do të jetë kjo mbledhje, e cila do të ndezë zyrtarisht edhe motorët për zgjedhjet lokale. Mësohet se Asambleja Kombëtare do të vendosë ngritjen e shtabeve elektorale të të gjitha niveleve, në të 61 bashkitë e vendit. Periudha shtator-dhjetor 2018 shërbeu për zgjedhjen e koordinatorëve elektoralë në të gjithë vendin.
Asambleja Kombëtare e shtatorit vendosi ngritjen e strukturave koordinuese elektorale në qarqe, bashki, ZAZ, njësi administrative dhe në organizata socialiste, ku kërkohej dhe caktimi i koordinatorëve elektoralë. Sipas vendimit të miratuar, pranë çdo qarku ngrihet Këshilli Koordinues i partisë në qark, i cili duhet të organizojë dhe monitorojë punën për ngritjen e strukturave koordinuese elektorale të të gjitha niveleve.
Brenda datës 30 shtator 2018, Këshilli Koordinues duhet të caktonte koordinatorët elektoralë të organizimit digjital, të emigracionit, të Forumit të Grave Socialiste, të Forumit Rinor Socialist në shkallë qarku sipas propozimeve të ardhura nga drejtuesi politik i qarkut. Vendimi i Asamblesë ka përcaktuar dhe kriteret që duhet të përmbushë kandidati koordinator.
Ndërkohë Partia Socialiste në një kongres paraelektoral, ku do të shpallen zyrtarisht dhe kandidatët e saj për kryetarë në 61 bashkitë e vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0027580261230469