INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festat e fundvitit nuk mbërrijnë tek Astiri, banorët të vendosur për protestë [VIDEO]

Festat e fundvitit nuk mbërrijnë tek Astiri, banorët të vendosur për protestë [VIDEO]

Publikuar më: 14:47 26-12-2018

Ndërsa qytetarët kanë nisur përgatitjet për festat e ndërrimit të viteve, banorët e Astirit duket se as nuk e çojnë nëpër mendje. IN Neës ishte sot pranë tyre, e ata treguan se festat nuk kanë mbërritur në shtëpitë e tyre që janë planifikuar të prishen.

“Këtu duket sikur ka rënë bomb”, shprehet një banore e Astirit.

Sikundër Krishtlindjen edhe natën e Vitit të Ri, thonë ata, do e kalojnë në rrugë të vendosur për mbrojtjen e banesave të tyre. Ata thonë se janë të frikësuar e pashpresë dhe se mendimi i vetëm është të kalojnë një ditë dhe t’i zbardh një tjetër.

“Ne e kemi të vendosur, nëse nuk do të ketë reagim nga qeveria, ne do të bllokojmë rrugën dhe do e kalojmë festën aty, në rrugë”, thotë një banor tjetër.
Stresi dhe ankthi i shembjes së shtëpive ndihet edhe tek fëmijët. Ata thonë se do të dalin në protestë natën e Vitit të Ri bashkë me prindërit e tyre.
“Do na prishen shtëpitë, nuk jemi shumë të gëzuar. Edhe ne do dalim në protestë”, thonë fëmijët.
Nga vëzhgimi i IN TV shihet që pavarësisht rezidencës që është treguar në gati dy muaj protestë, shumë prej bizneseve në zonë kanë ulur qepenat dhe kanë mbyllur aktivitetin.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0057930946350098