INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas deklaratës së Ramës për tarifat, studentët bëjnë thirrje të VAZHDOJNË protestat deri në plotësimin e...

Pas deklaratës së Ramës për tarifat, studentët bëjnë thirrje të VAZHDOJNË protestat deri në plotësimin e...

Publikuar më: 15:49 26-12-2018

Pas deklaratës së sotme të Kryeministrit Rama për tarifat e shkollimit të studentëve si dhe ligjin e arsimit të lartë kanë reaguar studentët, duke i kthyer përgjigje kryeministrit.

Rama tha se VKM-ja për pagesën vjetore të tarifës së shkollimit ka ndryshuar, duke theksuar se këtë vit të gjithë studentët që e paguanin të plotë tarifën, 50% të saj do ta mbulojë shteti duke përfshirë edhe ata me 4 apo 5. Në vitin e ardhshëm Kryeministri ka thënë se ata që nuk e kanë mesataren mbi 6 e lartë do ta humbasin mbështetjen e shtetit.

Pas kësaj deklratate Lëvizja për Universitetin i kthen përgjigje kryeministrit duke theksuar se shumica dërrmuese e studentëve të masterit do të vazhdojë të paguajë tarifa vjetore nga 60,000 deri në 115,000 lekë (të reja) në vit. Pesha e fuqisë studentore në zgjedhjen e autoriteteve drejtuese të universitetit do të mbetet në 10% mjeran. Vota e një pedagogu do të vijojë të vlejë rreth 300 herë më shumë se ajo e një studenti.

Gjithashtu lidhur me deklaratën e Ramës ku tha se ligji i arsimit të lartë nuk do të preket pavarësisht se ka qenë një nga kërkesat e artikuluara gjatë protestës së studentëve dhe disa pedagogë kanë nisur mbledhjen e firmave, ata shprehen se:

"Qeveria nuk ka treguar se sa do të rritet buxheti i shtetit për arsimin e lartë. Rama tha se në vitet në vijim do të ketë ulje të ndjeshme të kuotave për studimet bachelor në universitetet publike. Çdo ulje tarifash bachelor-i do të shoqërohet me ulje të numrit të studentëve, çka nënkupton se financimi shtetëror për universitetet publike nuk do të ndryshojë ndjeshëm."

Për kërkesat e tyre të paplotësuara, studentët bëjnë thirrje që protestat duhet të vazhdojnë dhe të bëhen më masive deri në plotësimin e të gjitha kërkesave studentore dhe rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë.

perunin.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996