INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lezhë, sekuestrohen mbi 1.4 mln euro pasuri të grupit kriminal [FOTO]

Lezhë, sekuestrohen mbi 1.4 mln euro pasuri të grupit kriminal [FOTO]

Publikuar më: 17:53 06-02-2018

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2017, ku Prokuroria e Rrethit Lezhës ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, apo të veprimtarisë kriminale” u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë që vendosi sekuestro preventive, mbi pasuritë e grupit kriminal.
Mësohet se ky grup ishte i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

Ndaj anëtarëve të grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme:

• 7 ambiente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;
• 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);
• 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;
• 9 automjete luksoze.

Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale rreth 1,450,000 euro. Këto pasuri rezultojnë të regjistruara në emër të shtetasve:

– P. S., 40 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë;

– V. S., 49 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni;

– A.S., 35 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Holanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg.

4.jpg

3.jpg

2.jpg

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004115104675293