INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledioni dhe Sara përgënjeshtruan martesën, por duket se do ketë një të tillë! Ja faktet [FOTO]

Ledioni dhe Sara përgënjeshtruan martesën, por duket se do ketë një të tillë! Ja faktet [FOTO]

Publikuar më: 14:35 05-04-2017

Fotoja e fundit e postuar nga Ledioni ngjall shumë dyshime!

Moderatori i njohur ka postuar në Insta story-n e tij tryezën e punës, ku duken se gjenden shumë ftesa të cilat mbajnë emrin e tij dhe L-në karakteristike. Nga pamja e jashtme duken zyrtare dhe shumë të rëndësishme, si për të treguar se eventi drejt të cilit të ftojnë nuk është i çfarëdoshëm. Gazeta Express, edhe pse ka treguar se nuk dihet ende për çfarë bëhet fjalë, ka ngritur dyshime se mos bëhet fjalë për ndonjë ditëlindje ose dasmë të mundshme. Pikërisht kjo e fundit është ajo që ngacmon imagjinatën e ndjekësve të Ledionit, pasi më parë ishte thënë se nuk do të kishte dasmë mes tij dhe sarës. Të jetë ky një hap prapa?

ledionil.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033941268920898