INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është i forti që është arrestuar gjatë operacionit të mbrëmshme në Vlorë [EMRI]

Ky është i forti që është arrestuar gjatë operacionit të mbrëmshme në Vlorë [EMRI]

Publikuar më: 10:49 21-10-2017

Në vijim të operacionit ku u gjetën rreth 4,5 ton kanabis pak ditë më parë në Babicë, Policia e Vlorës ka arrestuar një 42-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ka përfunduar Fredi Hoxhaj, 42 vjeç, banues në fshatin Rromës, Bashkia Selenicë. Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar, nga Gjykata e Catanzaros, Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Pjesmarrje në organizatë kriminale”, shkruan ballkan web.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore dhe lokalet e natës, në një lokal nate u arrestua në flagrancë shtetasi Musto Kapaj, 26 vjeç, banues në fshatin Gjorm – Vlorë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” të parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal, pasi ju gjetë me vete një armë e ftohtë, thikë

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771