INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahirit i kërkohet arrestimi, por çfarë bëjnë mbështetësit e tij? [FOTO]

Tahirit i kërkohet arrestimi, por çfarë bëjnë mbështetësit e tij? [FOTO]

Publikuar më: 10:49 21-10-2017

Që prej publikimit të kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, qytetarë të shumtë janë shfaqur në mbështetje të tij. e kanë nisur nga shtëpia e tij, kur të enjten për orë me radhë, menjëherë pas kërkesës së Prokurorisë qytetarë të shumtë kanë rrethuar pallatin ku jeton deputeti socialist.

shtepia_e_tahirit.png


Edhe një ditë më parë, ku mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe imuniteteve zgjati për më shumë se 6 orë me radhë, qytetarë të shumtë kanë qëndruar aty në mbështetje të ish ministrit deputetit Saimir Tahiri.
Ndërkohë kjo e shtunë është një tjetër ditë, ku orët e ankthit për të dëgjuar vendimin final të shumicës mbi kërkesës e Prokurorisë, edhe pse në fakt socialistët janë shfaqur hapur në mbështetje të tij, edhe qytetarët vijojnë të mbështesin deputetin Tahiri. Që prej orës 9 qytetarë të shumtë kanë qëndruar në hyrje të Kryesisë së Kuvendit, aty ku mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.

6b1c26ab-99ca-4174-a731-71b7054a4fa7_1.jpg

b57e346c-6da3-4811-9527-adea5d17ec44.jpg

72615eb9-545c-4788-bb68-f0979329acf1.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038108825683594