INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush më shumë e kush më pak/ Nuk i ndahen dot internetit as telefonave

Kush më shumë e kush më pak/ Nuk i ndahen dot internetit as telefonave

Publikuar më: 09:36 25-06-2019

Mbase nuk e dini, po ka një ndarje gjinore dhe në lidhje me teknologjinë. Në Shqipëri sipas një raporti të INSTAT, përqindja e burrave që përdorin celularë dhe internet është më e lartë se sa e grave. Të dhënat i përkasin vitit 2018. Në grupmoshën nga 15-59 vjeç, 75.2% e burrave dominojnë me përdorimin e internetit, krahasuar me 65.1% të grave. Sa i përket përdorimit të telefonit celular, burrat kryesojnë sërish. Përllogaritet se telefona përdorin 94.1% e burrave, krahasuar me 89.2% të grave. Kurse sipas përllogaritjes së përdorimit të celularit nëpër familje shifrat tregojnë për 88% të burrave dhe 80% e grave kryefamiljare e përdorin atë.
Sa i përket aksesit në internet ka një barazi, 12% për secilin. Gjatë viteve të fundit vihen re zhvillime dinamike në lidhje me internetin në vendin tonë, duke u bazuar në anketa të shumta të kryera në vite.
Nga 2016 në vitit 2018, vihet re se 63% e shqiptarëve deklarojnë se përdorin internetin, ndërsa dy vjet më parë deklaroheshin si përdorues vetëm 49% e tyre. Rritje të theksuar me 10 pikë përqindje në përdorimin e internetit vihet re në zonat rurale. Edhe celularët janë blerë me rritme të shpejta nga shqipatarët. Në vitin 2016 vetëm 40% e familjeve deklaronin se kishin një smartphone, ndërsa dy vjet më pas në 2018 disponin 64%. Sa i përket se për çfarë e përdorin internetin shqiptarët, më shumë përmendin Facebook-un dhe rrjetin e dytë, Twitter-in.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021469593048096