INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erjon Braçe kërcënon opozitën, ‘Ju pret burg i gjatë dhe…’

Erjon Braçe kërcënon opozitën, ‘Ju pret burg i gjatë dhe…’

Publikuar më: 08:48 25-06-2019

Zv.kryeministrit Erjon Braçe ka kërcënuar opozitën. Në Facebook ai thekson se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe ata që do të tentojnë t’i pengojnë do të vujanë pasoja të rënda. “Por askush tjetër që dështon e nuk fiton kurrë dot një garë pa pushtet, pa polici, pa gjykatën e tij, askush tjetër që dështon të mbajë veten, lëshuar prej panikut të #DrejtesisësëRe. Pra pa frike! Aaaa ju duhet ti trembeni përballjes me ligjin, tamam asaj që ju kërkojnë këta dy tipat të bëni! Nga përballja me ligjin vjen #Burgu, madje burg i gjatë nëse pengoni zgjedhesit të votojnë, pra pamundësoni votimet! #7VITEBURG!”, shkruan Braçe.

Pas burgut ka një masë tjetër, ndalimin për të udhëtuar drejtë shteteve të tjera. “Dhe nuk mbaron! Pas burgut vjen izolimi përjetë! Madje madje, nëse këtë e kryeni në kuadër të organizatës së dhunshme PD-LSI, nuk do ju ngelet më asgjë, zero, duke nisur nga plaçka që keni vënë. A ia vlen? Unë them jo! A i keni parë bizneset e këtyre të Qarkores? A i keni parë deklarimet e tyre të pasurisë? Po fëmijet a ua keni parë kund, i mbajnë këtu apo jashtë vendit?”, shprehet zv.kryeministri.

Ky reagim i Braçes vjen pas konferencës së Presidentit Ilir Meta, që tha se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

 

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127