INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dehet dhe qëllon me armë, policia arreston 49 vjeçarin

Dehet dhe qëllon me armë, policia arreston 49 vjeçarin

Publikuar më: 09:55 25-06-2019

Një 49 vjeçar është arrestuar nga policia pasi në gjendje të dehur qëlloi me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në Lezhë.

Gjatë kontrollit në banesë shtetasit A.P. iu gjetën 2 armë zjarri automatike ( automatik  model MP-40  dhe Pushkë model 63), 35 fishekë, si dhe një granatë dore ofensive, që u sekuestruan nga policia.

"A.P.,  49 vjeç ,banues në fshatin Rraboshtë, nën efektin e alkoolit, në  oborrin e banesës së tij ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë. Në cilësinë e provës materiale , u sekuestruan 3 gëzhoja në vendngjarje si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 2 armë zjarri automatike, ( automatik  model MP-40  dhe Pushkë model 63), 35 fishekë, si dhe një granatë dore ofensive,"-raporton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme  për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe  "Prishja e qetësisë publike".

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818