INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Ka një I me pikë poshtë’, Rama nis të shoh filxhan

‘Ka një I me pikë poshtë’, Rama nis të shoh filxhan

Publikuar më: 10:37 25-06-2019

“Duhet t’i shkojmë deri në fund këtij procesi”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama pas procedurës së nisur nga PS për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të njësisë dy në Tiranë, kreu i qeverisë, teksa po pinte një kafe turke gjeti kohë të shohë edhe fatin e presidentit.

“ Shoh një i me kokë lart e pikë poshtë, tha Rama, duke konfirmuar vendosmërinë e PS për shkarkimin e kreut të Shtetit,

“Na mbyti kafja turke. Janë dy rrugë që bashkohen, ose teta me dyshin. Po e shoh A I sheh këto dy rrugët. Në fund mbetet një I mbrapa. Është me kokë lart dhe pikë poshtë. Puna është t’i interpretosh, unë nuk di, por Monika i interpreton”

Rama: Nuk ka P (Parlamenti), ka vetëm I. Duhet çuar deri në fund ai proces. Si po shkon komisioni. Kur do ngrihet komisioni hetimor?

Sot në mëngjes, kreu i shtetit në një konferencë të jashtëzakonshme deklaroi se nuk do t’I njohë zgjedhjet e 30 qershorit.

Article Logic
Execution time: 0.0028510093688965