INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kë thumbon Ilir Meta? Më besoni jam esëll gjatë gjithë ditës. Përgjigjet për shkarkimin dhe shpërndarjen e Parlamentit

Kë thumbon Ilir Meta? Më besoni jam esëll gjatë gjithë ditës. Përgjigjet për shkarkimin dhe shpërndarjen e Parlamentit

Publikuar më: 09:16 25-06-2019

Kreu i shtetit Ilir Meta në komunikimin me gazetarët në orën 08:00 të mëngjesit nuk anashkaloi as batutat. “Ua kam thënë dhe do t’ju them edhe një gjë që nuk ua kanë thënë ndërkombëtarët, pa zgjedhje gjithëpërfshirëse e me standarde më të mira se ato të kaluara nuk ka çelje negociatash. Më besoni jam esëll gjatë gjithë ditës, jo më në mëngjes”, deklaroi Meta.

Gazetarët i bën pyetje të drejpërdrejtë Presidentit Ilir Meta, nëse ka në plan të shpërndajë parlamentin pasi ai i është drejtuar me disa kërkesa për informacion KQZ lidhur me përbërjen e parlamentit. Meta në përgjigje nuk e mohoi një shpërndarje të mundshme të parlamentit. “Presidenti do të bëjë çdo veprim me shumë qetësi përgjegjshmëri dhe do i shërbejë gjithmonë mbrojtjes së republikës dhe interesave të saj”, deklaroi kreu i shtetit. 

Ai ishte kategorik në përgjigje kur u pyet për nismën e maxhorancës për ta shkarkuar nga Presidenca. “Ky institucion nuk i përket Ilir Metës. Ky institucion i përket Republikës. Ky institucion nuk do të bjerë kurrë, përkundrazi nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës. Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani personale të askujt dhe në asnjë koloni të asnjë fondacioni ndërkombëtar, dakord. Ky është një vend që i takon të gjithë shqiptarëve dhe bashkë do të jemi këtu deri më 24 korrik të vitit 2022, dakord”, deklaroi Presidenti.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875