INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është vajza që i ka “vjedhur” zemrën këngëtarit? Ardian Bujupi bën publike lidhjen! [FOTO]

Kush është vajza që i ka “vjedhur” zemrën këngëtarit? Ardian Bujupi bën publike lidhjen! [FOTO]

Publikuar më: 13:35 12-06-2020

Prej pak kohësh, këngëtari Ardian Bujupi po shijon romancën e tij të re me një modele indiane, e cila quhet Sabrine Khan. Vajza në fjalë është modele në klipin e ri të këngëtarit të titulluar “Modela” dhe duket se ky projekt ka qenë një ogur i mirë për Bujupin. Ai jo vetëm që ka njohur modelen tërheqëse, por mes tyre paskan lindur edhe shkëndija.

Duket se gjërat janë bërë aq serioze mes çiftit, saqë këngëtari dhe Sabrine kanë vendosur ta bëjnë tashmë “zyrtare” marrëdhënien, shkruan iconstyle. Nëse i hidhni një sy profileve të tyre në Instagram, çifti ndan foto e video të ndryshme ku duken shumë simpatikë krah njëri-tjetrit. 

bjt.jpg

 

Madje, ata realizojnë bashkë edhe video në TikTok, ku numërojnë fansa të shumtë.

Nga postimet e ndryshme, duket se Ardiani dhe modelja po bashkëjetojnë, mirëpo kjo ende nuk është e konfirmuar.

model.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.003950834274292