INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U fotografua me Sylvester Stallone, modelja shqiptare zbulon çfarë e lidh me të! [FOTO]

U fotografua me Sylvester Stallone, modelja shqiptare zbulon çfarë e lidh me të! [FOTO]

Publikuar më: 12:36 12-06-2020

Pak ditë më parë Heidi Lushtaku bëri xhiron e mediave për shkak të një fotoje të publikuar në “Instagram”, në të cilën ajo shfaqej përkrah aktorit me famë botërore Sylvester Stallone. Ata të dy shiheshin në një anije së bashku me një grup tjetër njerëzish.

Në mediat rozë u raportua se Heidi shfaqet në një anije me Stallonen pak kohë pas ndarjes nga boksieri, Robin Krasniqi. E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” modelja shqiptare i hodhi poshtë të gjitha aludimet, duke u shprehur se mes saj dhe aktorit me famë botërore nuk mund të ketë asgjë përtej marrëdhënieve të punës, sepse ai ka moshën e babait të saj.

“Kemi qenë në një darkë. Sylvester një njeri i mire, i thjeshtë. Kemi qenë bashkë por thjesht punë. Mediat e kanë komplet gabim. Ai ka moshën e babait tim. Nuk dua të përgjigjem shumë. Normale dhe ata do i fitojnë parat në një mënyrë”, tha Heidi.

Ajo u ndal gjithashtu edhe tek marrëdhënia e saj 5 vjeçare, së cilës i ka dhënë fund muaj më parë. Modelja u shpreh se ndarja ishte paqësore dhe se të dy ruajnë raporte miqësore me njëri-tjetrin, teksa nuk e fshehu emocionin kur foli për mamanë e ish partnerit të saj, Robin Krasniqi.

“Besoj se është shumë e rëndësishme kur njerëzit publikë kanë standard të paqes dhe miqësisë. Ka qenë shumë ë rëndësishme për të dy të ndahemi në paqe dhe qetësi. Jo çdokush që ndahet duhet ta bëjë tragjikisht. Ka qenë që në një mënyrë të ishim simbol i paqes, në shoqëri e në respekt. Ne jemi ende miq. Është periudha më e mirë që kam pas me Robinin. Normalisht nuk kontaktoj gjithmonë. Kam shumë respekt për familjen e tij me të cilët jam e lidhur. Mami i Robinit është një prej njerëzve me të bukur, të mirë që kam takuar në jetë dhe gjithmonë e mbaj në zemër dhe mend. Ka qenë e butë e kuptueshme me mua, dhe kemi shpërndarë vetëm dashuri me njëra tjetrën e unë do ta dua gjithmonë” përfundoi Heidi Lushtaku.

lushtaku-638x365.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039210319519043