INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Demi Lovato bën boks me Sylvester Stallone dhe...e hedh në tokë! [VIDEO]

Demi Lovato bën boks me Sylvester Stallone dhe...e hedh në tokë! [VIDEO]

Publikuar më: 10:51 04-11-2016

Sa mundësi kishte?

Epo, në të vërtetë shumë pak pasi është e gjitha një koreografi. Përpara se aktorja dhe këngëtarja amerikane të rrëzonte në tokë legjendarin Rocky Balboa, ajo mori leksione se si ta arrinte këtë nga vetë Rocky. Në një video të siguruar nga TMZ duket se si Demi hedh në tokë aktorin 70 vjeçar nëpërmjet aftësive të saj të reja në sportin luftarak. Ajo paraprin një lëvizje të Stallone, i cili për hir të së vërtetës e paralajmëron edhe vetë, dhe më pas me një goditje direkte në fytyrë e rrëzon përdhe. E bukur, shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Një video tjetër që doli më vonë nxorri në pah anën tjetër të atij dyluftimi, ku Stallone mësonte studenten e tij se si të vepronte ekzaktësisht në këtë koreografi të vogël. Për pak menduam se gjetëm filmin që do të pasonte “Creed”.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879