INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vladimir Putin i jep aktorit Steven Seagal nënshtetësi ruse

Vladimir Putin i jep aktorit Steven Seagal nënshtetësi ruse

Publikuar më: 11:22 04-11-2016

Steven Seagal është qytetari më i ri rus.

Presidenti Vladimir Putin firmosi ditën e djeshme një dekret ku i dha shtetësinë ruse yllit amerikan të filmave aksion, Steven Seagal. Aktori 64 vjeçar dhe politikani rus i apasionuar pas arteve marciale kanë zhvilluar një miqësi, një bromance të mirëfilltë përgjatë viteve të fundit. Kjo kulmoi në pikën ku Seagal e vizitoi Rusinë në mënyrë të përsëritur gjatë vitit 2014 dhe mbrojti aneksimin që Moska i bëri Krimesë nga Ukraina. Një përfaqësues i Kremlinit ka deklaruar për mediat se ka qenë Seagal ai që ka kërkuar me këmbëngulje për një kohë të gjatë shtetësinë ruse. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë Seagal spostohet në lindje të Europës pasi më parë, gjatë muajit janar ai mori dhe pasaportën serbe nga kryeministri Aleksandar Vucic. 

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164