INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sylvester Stallone tregon sukseset dhe dështimet në 70 vjetorin e tij [FOTOVIDEO]

Sylvester Stallone tregon sukseset dhe dështimet në 70 vjetorin e tij [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 13:00 06-07-2016

Më tepër se Sylvester Stallone ai është i njohur me emrat e personazheve të tij të famshëm: Rocky dhe Rambo.

Por edhe më parë aktori njeh disa role të vogla derisa arriti të ketë një karrierë shumëvjecare dhe të suksesshme. Së fundmi ai ka festuar 70 vjetorin e tij dhe me këtë  rast ka bërë edhe deklaratën ndoshta më të sinqertë të bërë ndonjëherë.   “Jeta ime ka qenë 96% falimentim dhe 4 % sukses”, ka deklaruar Stallone.

“Rocky ishte suksesi im më i madh, një nga gjërat që më kanë dalë vërtet mirë”. Falimentimi më i afërt është ai i natës së fundit të çmimeve Oscar, kur u shua ëndrra për të shtrënguar statujën si aktori më i mirë protagonist për filmin “Creed-I lindur për të luftuar”.

“Sigurisht do të doja një karrierë më të larmishme. E kam zili Tom Hanks që ka bërë një punë të pabesueshme dhe ka interpretuar shumë role të ndryshme “, shprehet Stallone. “Por çdo herë që tentoja të bëja diçka ndryshe dëgjoja që po përpiqesha t’i ndryshoja fytyrën personazhit tim”.Dhe kështu Stallone  italiani identifikua gjithnjë me  këto  dy role ikone. 

Article Logic
Execution time: 0.0036411285400391