INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Kur do t’i marrim ato lekët?''/ Zbardhen bisedat e bashkëpunëtorëve për vrasjen e Jurgen Kurtit, ja gabimet që i nxorrën zbuluar! [FOTO]

''Kur do t’i marrim ato lekët?''/ Zbardhen bisedat e bashkëpunëtorëve për vrasjen e Jurgen Kurtit, ja gabimet që i nxorrën zbuluar! [FOTO]

Publikuar më: 10:27 28-03-2019

Ndryshimi i targës së makinës që përdorën për vrasjen e Jurgen Kurtit, ka çuar në identifikimin e autorëve. Mjeti Mercedes Benz me të cilin u larguan 4 atentatorët i përket 38-vjeçarit Klodian Bane, lindur në Patos e banues në Fier.
Për ta përdorur për vrasjen, ai i kishte vendosur targa false, të cilat i ka hequr pak minuta pas krimit dhe ka vendosur targat origjinale, në mënyrë që të humbte gjurmët. Por momenti i ndërrimit të targave, disa kilometra larg rrugës “Zef Jubani”, ku u krye vrasja, është fiksuar nga disa kamera sigurie, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Në pamjet filmike, që janë në duart e prokurorëve, shihet qartësisht numri i targës origjinale, çka çoi edhe në identifikimin e pronarit të makinës, e cila u gjet në shtëpinë e njërit nga 3 bashkëpunëtorët e 38-vjeçarit. Mësohet se të rinjtë e arrestuar kanë ndjekur prej rreth 2 javësh Kurtin, por asnjëri prej tyre nuk ka qëlluar në drejtim të tij. Ka qenë kqyrja e kamerave të sigurisë që ka zbardhur lëvizjet e tyre. Po ashtu ata janë përgjuar nga grupi hetimor, ku në bisedat e tyre është përmendur edhe shuma 30 mijë euro. Kjo shumë dyshohet të jetë edhe pagesa për ekzekutimin e biznesmenit.

"Ke folur për lekët? Kur do t'i marrim ato lekë?", është kjo një pjesë e bisedës së zbardhur. Po ashtu në telefonin e njërit prej të arrestuarve policia ka gjetur emrin e Jurgen Kurtit.

Nga kqyrja e rreth 50 kamerave të sigurisë, u zbulua edhe 'gabimi' që çoi në identifikimin dhe kapjen e tyre. Policia ka zbuluar rolet e të arrestuarve dhe personit në kërkim. Mirëpo, ndërrimi i targave nuk është 'gabimi' i vetëm i atentatorit të dyshuar. Në momentin që ka shkrepur armën, ai ka qenë i pa maskuar dhe disa dëshmitarë e kanë fiksuar fytyrën e tij.

krut.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496