INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e JURGEN KURTIT/ Dëshmon bashkëpunëtori i atentatorit të dyshuar[FOTO]

Vrasja e JURGEN KURTIT/ Dëshmon bashkëpunëtori i atentatorit të dyshuar[FOTO]

Publikuar më: 11:46 28-03-2019

I dyshuari kryesor për vrasjen e menaxherit të vipave Jurgen Kurti është Klodian Bani. Tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë në krim, u arrestuan dje nga policia e Tiranës, ndërsa killeri është ende në arrati. Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht, se emri i Klodian Banes, është përmendur për herë të parë në dëshminë e një prej personave të arrestuar. Asnjë prej tyre nuk ka pranuar përfshirjen në ekzekutimin e Jurgen Kurtit, biznesmen, dhe menaxher i VIP-ave, por janë hetimet e Policisë të cilat deri më tani i akuzojnë ata si persona që kanë ndihmuar ekzekutorin në realizimin e krimit. Ata dyshohet ta kenë ndihmuar me makinë, me gjetjen e armës, dhe me ndjekjen e Jurgen Kurtit prej dy javësh për të mësuar lëvizjet e tij. Mësohet se Olsi Qalliaj, lindur në Fier dhe banues në Patos, personi që ka përmendur për herë të parë emrin e Klodian Banes, dhe që e ka orientuar policinë drejt dyshimeve të forta se është ai personi që ekzekutoi Jurgen Kurtin.

Në dëshminë e tij, Qalliaj tregon se njihet edhe me dy të arrestuarit e tjerë. Me Elsi Leventin, lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, Qalliu thotë se ka marrëdhënie shumë të mirë shoqërore, pasi kanë bërë bashkë shkollën e mesme por janë njohur edhe më parë, më të vegjël në Patos. Përmes Elsi Leventit ka njohur edhe Alesio Berberin, 33-vjeçarin nga Patosi, me të cilin shpesh konsumonin edhe kafe. Të tre u arrestuan dje nga Policia e Tiranës me dyshimet e forta se janë bashkëpunëtorë në vrasjen e Jurgen Kurtit, Burime nga grupi hetimor thanë se mund të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, ndërkohë që porositësi ende nuk është zbuluar. Dyshimet janë që të rinjtë t ëjenë paguar 30 mijë euro për të bashkëpunuar në eleminimin e 26-vjeçarit.
Olsi Qalliaj 22 vjeç lindur në Fier dhe banues në Patos, në dëshminë e tij ka treguar se si është njohur me Klodian Banen. Thotë se e njeh prej rreth një viti përmes miqve të tij Alesio dhe Elsi. Në dëshmi ai thekson se nuk ka ndonjë marrëdhënie të afërt me të, por kjo bie ndesh me faktin që vetëm 4 ditë para ekzekutimit të Jurgen Kurtit, Qalliaj e ka takuar Klodian Banen dhe i ka marrë çelësin për të fjetur në apartamentin e tij. Një fakt që tregon se lidhja e tyre ka qenë shumë më e ngushtë seç ai shprehet.
"Klodianin e kam njohur para rreth një viti në një lokal në Fier, nëpërmjet Alesios dhe Elsi Leventit. Nuk kam pasur ndonjë marrëdhënie të afërt me të. Ndërsa Levendin e kam njohur që në shkollë të mesme dhe më përpara në Patos. Me Elsin kam marrëdhënie shoqërore. Unë Klodin për herë të fundit e kam takuar ditën e enjte, javën e kaluar në afërsi të Komunës së Parisit, ku i kam marrë çelësat e apartamentit që ai kishte në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë, pasi doja të qëndroja tek kjo shtëpi pasi nuk kisha ku të flija. Unë atë ditë kam shkuar në apartament rreth orës 22:30 dhe aty nuk kam gjetur ndonjë persona në shtëpi. Para ditës së enjte nuk e mbaj mend saktësisht se kur e kam takuar Klodianin", ka dëshmshuar Olsi Qalliaj në polici.

Në foto: Olsi Qalliaj

olsi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039689540863037