INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turistët nga Europa Veriore ftohen në Shqipëri. Ja qytetet që rekomandon portali suedez

Turistët nga Europa Veriore ftohen në Shqipëri. Ja qytetet që rekomandon portali suedez

Publikuar më: 11:34 28-03-2019

Shqipëria gjithnjë e më shumë preferohet nga turistët nordikë. Gjatë 2018-s kanë qenë rreth 212 mijë turistë nga Europa Veriore që vizituan vendin tonë, një shifër kjo e dyfishuar krahasur me vitin 2014.

E ndërsa sezoni turistik afrohet mediat e vendeve nordike i kanë dedikuar një artikull Shqipërisë, ku veçohen disa qytete e zona turistike për t’u vizituar.

“Swedish Nomad” e rendit Beratin si qytetin e parë që nordikët duhet ta vizitojnë. Për të shkruan se, është i famshëm për arkitekturën unike dhe historinë e hershme.

Një qytet tjetër që duhet vizituar, sipas artikullit, është Gjirokastra e gurtë. “Ky qytet historik duhet patjetër të jetë në listën tuaj të vendeve të vizituara në Shqipëri”, shkruan “Sëedish Nomad”.

Një vend i mrekullueshëm konsiderohet edhe Pogradeci. “Qyteti është i rrethuar nga kodra dhe male dhe është shtëpia e më shumë se 20.000 njerëzve”, shkruhet në artikull.

Shkodra, dhe Kalaja e Rozafës posaçërisht nuk i mungojnë listës së qyteteve për tu vizituar nga nordikët. Portali rekomandon që në Shkodër duhen të kalohen disa netë.

Tirana ëshë një tjetër desinacion ku ftohen tursitët e Europës Veriore.

Në listë nuk ka si të mungojë Thethi. Për këtë zonë, në artikull shkruhet se përveç natyrës mahnitëse, ka edhe fshatra simpatik me traditat, ushqimin dhe kulturën e tyre unike.

Lista e ‘Swedish Nomad’ është e gjatë e veçon edhe qytetet bregdetare dhe disa fshatra ende të paeksploruar.

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225