INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Betohen dy deputetët e rinj të opozitës, mungonte kandidatja e LSI-së [EMRAT]

Betohen dy deputetët e rinj të opozitës, mungonte kandidatja e LSI-së [EMRAT]

Publikuar më: 11:31 28-03-2019

Në nisje të seancës së sotme parlamentare, janë betuar dy deputetët e rinj të opozitës.

Kështu kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, u betua duke zënë vendin e Agron Shehajt, ish-deputet i Vlorës.

Ndërkohë Arben Elezi, zuri vendin e Edmond Spahos, si deputet për Elbasanin.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha se Amra Barova e LSI, e cila zë vendin e Agron Çelës në Shkodër mungonte, për arsye personale dhe se betimi i saj do të bëhet në seancën e radhës.

Sakaq jashtë Parlamentit, opozita mban protestën e radhës, e cila është shoqëruar me tensione.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943