INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Gent Zenelaj: Ja çfarë pëlqej te Rama, me Jul Dedën s’jemi më miq [VIDEO]

KafeIN/Gent Zenelaj: Ja çfarë pëlqej te Rama, me Jul Dedën s’jemi më miq [VIDEO]

Publikuar më: 11:11 28-03-2019

Aktori i njohur i humorit dhe moderator i emisionit investigativ “Stop” në KLAN Gent Zenelaj, ka treguar disa nga “sekretet” e tij sot gjatë një interviste në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri në lidhje me çfarë mendon për politikën, marrëdhëniet me miqtë dhe kolegët.
I pyetur nga ndjekës të emisionit sa i takon së vërtetës për zënkën e tij me ish-bashkëpunëtorin e ngushtë, aktorin Jul Deda, Genti sqaroi se mes tyre ka kohë nuk ekziston më raporti miqësor që sipas tij u prish për shkak të zhgënjimeve që kanë ardhur gjatë bashkëpunimit.
Por nga ana tjetër, ai tha se fëmijët e tyre luajnë bashkë dhe nuk ka ndërmend ta pengojë një gjë të tillë.

"Jam open mind, nuk kam ndërmend të pengoj fëmijën të luaj apo ta ftoj shokun e tij për ditëlindje", tha Genti.

Sa i takon politikës, Gent Zenelaj tha se është kundër qeverisjes së Ramës, nuk e pëlqen fare si politikan, por statuset e tij në Instagram dhe facebook e kënaqin.
“Edi Rama nuk është politikani im i preferuar aspak, nuk e pëlqej mënyrën e tij të bërit politikë, ama më kënaqin statuset e tij”, tha aktori Gent Zenelaj.
Sa i takon marrëdhënieve me kolegun e tij të “Stop” Saimir Kodra, Genti tha se kanë marrëdhënie të mira miqësore, po ashtu dhe me vajzat velina të emisionit.

Article Logic
Execution time: 0.0033671855926514