INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kuvendi nuk humb kohë, ‘fshin’ deputetët e opozitës[VIDEO]

Publikuar më: 13:24 28-02-2019

Këtë të enjte, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është shprehur se Kuvendi është në dispozicion të opozitës. Por nga ana tjetër, Kuvendi nuk ka humbur aspak kohë për ndjekjen e procedurave për shkëputjen përfundimtare të deputetëve që kanë dorëzuar mandatin. 

E këtë e ka bërë jo vetëm me dërgimin brenda ditës të emrave të dorëhequr në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por edhe me hapësirat online që japin informacion për deputetët.
Nga një kontroll i shpejtë në faqen zyrtare online të Kuvendit, shikohet se deputetët e opozitës nuk janë krahas atyre të maxhorancës.
Tek opsioni ‘Deputetët” gjenden vetëm deputetët e shumicës, ata që nuk pranuan të dorëhiqen, Lefter Koka dhe Myslim Murrizi, dhe dy deputetët që ende nuk e kanë kryer aktin e djegies së mandatit, Rudina Hajdari dhe Nard Ndoka.
Të gjitha këto veprime të shpejta të Kuvendit janë bërë në një kohë që nuk është përmbushuar afati 10 ditorë për kandidatët që pritet të zëvendësojnë vendet e lëna bosh nga kolegët e tyre.
Dy ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi vakancat e krijuara në Parlament dhe nisjen e procedurës për zëvendësimin e tyre.

rudina_ne_faqen_e_kuvendit.PNG

 

lefter_koka.PNG

 

 

 

nard_ndoka.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0041408538818359