INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''U zhgënjeva nga kryetarja e LSI''/ Kryemadhi i përgjigjet Fleckenstein: Asnjë hap pas!

''U zhgënjeva nga kryetarja e LSI''/ Kryemadhi i përgjigjet Fleckenstein: Asnjë hap pas!

Publikuar më: 12:25 28-02-2019

Pas deklaratës së Knut Fleckenstein për Kryetaren e LSI, ka reaguar kjo e fundit.

Në një postim shkurt në Facebook, Kryemadhi shkruan se:  ''Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve.  Ky është misioni ynë, asnjë hap pas.''

Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein tha në një konferencë për media se djegia e mandateve nuk është mënyrë për zgjidhjen e problemave. Ai u shpreh se është zhgënjyer nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, pasi gjatë takimit ajo ka thënë vetëm një fjali se Shqipëria ka nevojë për ndryshim pushteti dhe e ka marrë vendimin.

 monn.jpg

Ndërkohë për deklaratat e eurodeputetëve ka reaguar edhe Petrit Vasili:

"Kur krimineli kapet edhe 20 apo 40 vjet më pas dënohet.
Kur nazistët,që masakruan hebrenjtë dhe njerëzimin kapen, ata dënohen e burgosen edhe pas 70 vjetësh
Ndërsa këta të rilindjes që blenë zgjedhjet me kriminelë dhe i kapi prokuroria pak javë më pas zgjedhjeve nuk u dashka të dënohen.
Logjikë antieuropiane e thënë nga disa europiane.
Të shkretet....."

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279