INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi sulmon Ramën: Ai nuk ka parë gjë akoma

Kryemadhi sulmon Ramën: Ai nuk ka parë gjë akoma

Publikuar më: 18:57 17-02-2019

Pas deklaratës së Kreut të partisë demokratike, ka reaguar dhe Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në rrjetet sociale. Kryemadhi thekson se kryeministri Edi Rama nuk ka parë gjë akoma.

Ajo shprehet se beteja e opozitës do të vazhdojë kundër shefit të qeverisë dhe bandave, të cilat sipas saj po terrorizojnë jetët e shqiptarëve.

“Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”, shkruan ajo.

Reagimi i Kryemadhit vjen menjëherë pas deklaratave të bëra nga kreu i selisë blu, i cili në një komunikim për mediat mesditën e sotme tha se do t’i propozonte Grupit Parlamentar dhe Forumeve më të larta djegien e mandateve.

Article Logic
Execution time: 0.0023140907287598