INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi paralajmëron Ramën për Teatrin: Mua më ke përballë rruspave, mjaftojnë 100 vetë t’ju zbythin…

Kryemadhi paralajmëron Ramën për Teatrin: Mua më ke përballë rruspave, mjaftojnë 100 vetë t’ju zbythin…

Publikuar më: 13:34 05-07-2018

Monika Kryemadhi mbajti një fjalim të fortë në sallën e Kuvendit, ndërsa e cilësoi të paligjshëm nismën e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ajo paralajmëroi Kryeministrin Rama se do të mbrojë me çdo çmim Teatrin Kombëtar. 

Monika Kryemadhi:
“Mendova se do ta shembte natën dhe do thoshte e rrëzoi tërmeti, por nuk i ka shkuar në mendje se nuk dihet se në ca efekti ka qenë.
Në kujtim të artistëve të mëdhenj që kanë luajtur në atë skenë dhe na skalitën shqiptarizmin, ky anti-shqiptar kërkon ta rrëzojë, për të kthyer vlerat e imoraliteti dhe të drogës.
Por edhe për LGBT, e them këtë se besoj në zot. Unë do jem në rresht të parë përpara ruspave të Ramës, do jem aty se nuk ke parë asgjë akoma. Ti me paratë e dogës po blen median dhe prokurorinë, por gojën e shqiptarëve nuk e mbyll dot. Ti je vetëm, paraja nuk është shoku i mirë. Paraja është një shok i keq, të hedh atje ku ti nuk e pret.
Tani grabit me ligj, paratë e buxhetit, me PPT e famshme, kushedi çdo shpikë ndonjë gjë tjetër. Ne sot nuk i kemi votat për ta rrëzuar ligjin, ju i keni dhe shumë mirë, por ju e dini shumë mirë që mjaftojnë 100 veta për t’iu zbythur nga krimi, e patë ca ndodhi me rrugën e Kukësit. Mjaftojnë 100 veta për tu zbythur nga vjedhja juaj”.

Article Logic
Execution time: 0.0033478736877441