INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika zbulon ëndrrën e Kryeministrit Rama dhe paralajmëron se...

Monika zbulon ëndrrën e Kryeministrit Rama dhe paralajmëron se...

Publikuar më: 09:44 29-03-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zbuluar ëndrrën e kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e saj në kuvend kryetarja e LSI tha se ëndrra e tij është që të bëhet pjesë e historisë së vendit, por këtë tha ajo ai e ka siguruar falë punës së tij në drejtimin e vendit. Por Kryemadhi nuk nguroi që të lëshojë dhe një paralajmërim të fortë ndaj kreut të ekzekutivit.

Monika Kryemadhi:
“Edi Rama ëndërron çdo natë para se të flejë, edhe pse nuk jam e bindur nëse fle apo jo, që të jetë pjesë e histori së Shqipërisë, pjesë e historisë së këtij kombi, sepse deliret e tij janë më të forta se Edi Rama. Dhe unë e siguroj që do të jetë pjesë e historisë, e teksteve shkollore pas 50 vitesh. Ku në të do të shkruhet: U përpoq me sa mundi të largonte shqiptarët nga vendi i tyre, shkatërroi ekonominë, sundoi me bandat, me mënyrë si qeverisë largoi nga vendi mjekët, infermierët, inxhinierët, ekonomistët, intelektualët, por mbi të gjitha helmoi shpresën e rinisë. Por dua të siguroj zotin kryeministër se në kapitullin e fundit të historisë do të shkruhet gjithashtu: “E rrëzoi nga pushteti rinia por e dënoi me pak vonesë drejtësia”.

Article Logic
Execution time: 0.0032119750976562