INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha: Protestë jo luftë. Kryemadhi: Mos provokoni! [VIDEO]

Publikuar më: 16:03 26-01-2018

IN Tv zbardh disa detaje të itinerarit të protestës së opozitës e cila është parashikuar të zhvillohet të shtunën në orën 12. Opozita e bashkuar ka kërkuar në polici leje për tubonim e saj për vetëm 4 orë. Ndërsa krerët e opozitës në daljen e tyre 24 orë përpara protestës bëjnë thirrje për protestë paqësore.
Lulzim Basha:
“Ne të gjithë do të jemi në këtë protestë. Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë luftë, nuk do të jetë as spektakël, do të jetë një protestë madhështore popullore që do të japë këtë mesazh: Do të shpallë që shumica e shqiptarëve të ndershëm nuk e pranojnë më realitetin e banditëve në qeveri. Banditët e kanë vendin para drejtësisë, e kanë vendin në burg dhe kjo është dhe pengesa kryesore që duhet hequr për Shqipërinë europiane me një ekonomi të zhvilluar, me vende pune dhe me mundësi dinjitet dhe liri për çdo shqiptare e çdo shqiptar”.
Ndërsa kryetarja e LSI Monika Kryemadhi flet për provokatorë, ndaj i bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre provokimeve.
Monika Kryemadhi:
“Nuk ka për të pasur asnjë dhunë në protestë. E vetmja dhunë mund të jetë nga provokatorët e Edi Ramës. Dhe i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mbajnë telefonat me vete, të filmojnë çdo provokator, të jenë të kujdesshëm. Dhe ne nga ana jonë do të marrim masa për të mos rënë pre e provokimeve, të punonjësve civil të Policisë së Shtetit. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm, Xhafaj, të jetë i kujdesshëm me deklaratat që lëshon policia se do të ketë probleme, do përballet jo me përfaqësuesit e LSI por me realitetin e dhimbshëm dhe ët hidhur që po kalojnë shqiptarët”.
Ndërkohë uniformat blu të kryeqytetit thonë se kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës së opozitës për ditën e shtynë. Për të garantuar mbarëvajtjen e protestës janë marrë një sërë masash të rrepta sigurie, duke angazhuar rreth 1500 efektivë policie. Në gadishmëri të plotë për tubimin opozitës do të jenë dhe FNSH, forcat Shqiponja, por edhe agjentë civilë nga Shërbimi Informativ. Gjithashtu përgjatë 4 orëve të protestës mësohet se do të devijohet edhe trafiku si dhe do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si dhe në rrugën që lidh selinë e PD me godinën e kryeministrisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445