INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Arben Ristani, për 27 janarin. Zbardh detaje për protestën [VIDEO]

Publikuar më: 17:11 26-01-2018

Numri dy i Partisë Demokratike Arben Ristani ka zbardhur për IN tv disa detaje të protestës, që do të mbahet gjatë të shtunës.
Arben Ristani:
“Programi që kemi është ky: 27 janar është fillimi. Fundi do të jetë në mënyrë absolute largimi i Edi Ramës. Protesta e të shtunës është menduar paqësore. Pas 27 janarit Partia Demokratike ka shumë detyra për të bërë, që kanë të bëjnë jo vetëm me mbajtjen lart të këtij zemërimi popullor, por edhe me gjetjen e rrugëve për të vajtur tek qeveria e antimafies apo e antikrimit, për të vajtur tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.
Vendi është në rrezik, ndaj protesta është rruga e vetme përballë krimit në pushtet, thotë Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu.
Arben Ristani:
“Rreziku për të shkuar në një situatë të njëjtë është, sepse njësoj si etërit e tyre njësoj edhe këta sot janë duke dhunuar dhe varfëruar popullin, në mënyrë që ta sundojnë gjatë. Ashtu si etërit e tyre në 1945 e varfëruan dhe e dhunuan popullin pasi morën pushtetin, duke sunduar për 50 vjet dhe këta kanë të njëjtat shenja dhe po fillojnë pikërisht me varfërimin dhe me dhunimin për ta ç’bërë demokracisë dhe për të sunduar gjatë”.
Protesta e opozitës është atemuar edhe nga të larguarit e PD-së, por Arben Ristani ka një përgjigje për të gjithë kritikët.
Arben Ristani:
“Kritikat mirë bëjnë, sepse janë shpirti i demokracisë. Pa mendim kundër nuk ka demokraci, kështu që për mua janë të mirëpritur të gjithë ata që kanë alternativë, që kanë mendim ndryshe, për ta bërë prezent, sepse nuk jemi as Krishti as Muhamedi. Të gjithë jemi njerëz të gjallë, me të mirat dhe me të këqijat tona”.

Article Logic
Execution time: 0.0036971569061279