INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djegia e mandateve, Soreca apel që maxhoranca e opozita të diskutojnë

Djegia e mandateve, Soreca apel që maxhoranca e opozita të diskutojnë

Publikuar më: 13:08 26-02-2019

Edhe pse KQZ ka nisur procesin e plotësimit të vakancave të 57 deputetëve që lanë mandatet, përfaqësuesit e selive diplomatike duket se ende nuk pajtohen me vendimin. Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca sërish theksoi se vendi i opozitës është në Kuvend, e sipas tij dy palët duhet të nisin dialogun. "Ne presim që, si qeveria dhe opozita të angazhohen në një diskutim konstruktiv. Qeveria duhet të punojë për të përmbushur detyrimiet, përfshirë këtu dhe kriteret për anëtarësimim në BE. Opozita duhet të reagojë pa dhunë. Ne e kemi bërë këtë thirrje. Ky vend duhet të jetë parlamenti. Opozita nuk duhet të bojkotojë parlamentin”, tha ai.

Opozita çdo të enjte do të zhvillojë protesta para Parlamentit. Thirrja e ambasadorit është që ato të jenë paqësore. “Mirëpresim që çdo protestë të jetë paqësore dhe jo me dhunë pasi kjo nuk është gjë e mirë për reputacionin e Shqipërisë”, shtoi ai.

Ditën e nesërme Tiranën zyrtare do e vizitojnë 7 eurodeputetë. Ata do të bëjnë një vlerësim të situatës përpara zgjedhjeve të qershorit. Zyrtarët e Parlamentit Europën do takohen me përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës, ndërsa të enjten do të mbajnë një konferencë për mediat.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055