INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu hoqi gjyqtarë e prokurorë, Soreca: 34 mln euro për drejtësinë

Vettingu hoqi gjyqtarë e prokurorë, Soreca: 34 mln euro për drejtësinë

Publikuar më: 17:11 01-02-2019

Bashkimi Europan do të jap 34 milionë euro për Shkollën e Magjistraturës, në një kohë që procesi i vettingut ka hequr nga sistemi jo pak gjyqtarë e prokurorë. Ndërkombëtarët kërkojnë shtimin e numrit të kandidatëve në Shkollën e Magjistraturës për shkak të nevojave që do të ketë sistemi drejtësisë.

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca në një aktivitet të organizuar për strategjinë e Shkollës së Magjistraturës deklaroi se ndërkombëtarët janë gati për të ndihmuar. “34 milionë euro do jepen për Shqipërinë në tre vitet e ardhshme. Kemi parashikuar investime në Shkollën e Magjistraturës në ambiente dhe bashkëpunim të ngushtë. Ndërkombëtarët janë gati për të ndihmuar, por edhe magjistratura duhet të bëjë punën e saj. Kemi 75 kandidatë për Shkollën e Magjistraturës, na duhen më shumë sepse reforma në drejtësi dhe vetingu po përparon”, u shpreh Soreca.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0030889511108398