INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç vendos kushtin: Dialogu me Kosovën vazhdon nëse hiqet taksa

Vuçiç vendos kushtin: Dialogu me Kosovën vazhdon nëse hiqet taksa

Publikuar më: 16:50 01-02-2019

“Heqja e vendimit për taksën ndaj produkteve me origjinë serbe është kushti i Beogradit për vijimin e dialogut me Kosovën”.

Deklarata vjen nga presidenti i Serbsë Aleksandër Vuçiç pas takimit me ambasadorin rus në Beograd, Alekander Cepurin.

“Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në të ardhmen, por normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi do të bëhet vetëm nëse anulohet vendimi i paarsyeshëm për taksën”, -është shprehur Vuçiç pas takimit.

“Ndër të tjera në takim Vuçiç e Cepurin  diskutuan edhe për situatën në rajon si edhe vizitën e Presidentit rus, Vladimir Putin, pak ditë më parë në Serbi.

Article Logic
Execution time: 0.0028481483459473