INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijon skandali në Kishën Katolike, arkëtari i Vatikanit përdhunoi dy djem në Katedrale

Vijon skandali në Kishën Katolike, arkëtari i Vatikanit përdhunoi dy djem në Katedrale

Publikuar më: 13:08 26-02-2019

Vitet e fundit skandalet seksuale kanë përfshirë Kishën Katolike në shumë vende,raste të janë bërë publike pavarisht tentativës për t’i mbajtur të fshehura. 

Pak kohë më parë në Australi u publikua në media se kardinali George Pell kishte abuzuar me dy djem të korit të kishën në dhomat e një katedraleje në Melburn në 1996.

Tashmë kardinali është shpallur fajtor për abuzim seksual me të mitur. Ai është figura më e lartë katolike që dënohet për një rast të tillë, mes skandalit që ka përfshirë Kishën Katolike në mbarë botën.

Vendimi ndaj kardinalit është dhënë në dhjetor, por u bë publik vetëm tani pasi ishte fshehur për arsye ligjore. Kardinali ka apeluar vendimin e gjyqtarit.

Si arkëtar i Vatikanit, australiani 77-vjeçar ishte një nga zyrtarët më të fuqishëm të Kishës Katolike, por ai nuk i është përmbajtur misionit dhe ka abuzuar seksualisht me dy fëmijët 16-vjeçarë.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833